KRONIKËRAJONISTAR CHANNEL

Gjendet i vrarë pranë një qendre tregtare drejtori i Alsat në Shkup. Pistat ku po heton policia

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Shkupin, ku drejtori i televizionit “Alsat”, Lirim Hajredini, është gjetur i vdekur në një banesë në bulevardin “Krste Misirkov”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, bëhet fjalë për një 38-vjeçar me inicialet L.H., i cili ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Rreth orës 09:25, Shërbimi i Sigurisë Publike – Shkup ka marrë njoftim se para një ndërtese në bulevardin ‘Krste Misirkov’ në Shkup ndodhet një person i lënduar. Në vendngjarje kanë dalë efektivë të policisë nga stacioni policor Bit Pazar, të cilët kanë konstatuar se bëhet fjalë për L.H. (38) nga Shkupi, i cili ka ndërruar jetë nga plagët e marra. Vdekjen e ka konfirmuar një mjek i Ndihmës së Shpejtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik, ndërsa autoritetet kanë nisur këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur rrethanat.

Reklama në FieriWeb

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se personi i gjetur i vdekur është Lirim Hajredini, drejtues i televizionit “Alsat”. Roli i tij drejtues në televizion është i dokumentuar edhe në materiale të mëhershme të organizatave mediatike. Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar për mënyrën dhe rrethanat që çuan në vdekjen e Hajredinit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button