KRONIKËSTAR CHANNEL

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, kamioni përplaset me barrierat, lënda drusore përfundon në korsinë e kundërt

Një aksident është regjistruar në autostradën Fier–Vlorë, ku një kamion që po udhëtonte në drejtim të Vlorës, i ngarkuar me lëndë drusore, është përplasur me barrierat ndarëse të karrexhatës.

Si pasojë e përplasjes, një pjesë e ngarkesës së kamionit është shpërndarë në korsinë e kundërt të autostradës, duke goditur edhe një automjet që po udhëtonte në drejtim të Fierit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Fatmirësisht, nga aksidenti nuk raportohet për persona të lënduar. Ngjarja ka shkaktuar pengesa në qarkullim, ndërsa pritet ndërhyrja për largimin e lëndës drusore dhe normalizimin e trafikut.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Back to top button