KRONIKËSTAR CHANNEL

Gjendet një trup i dekompozuar në Kurbin, dyshohet se i përket një shtetasi francez

Një trup i pajetë, në gjendje të dekompozuar, është gjetur në vendin e quajtur “Përroi i Zall Frashër”, në fshatin Zhejë, Njësia Administrative Mamurras, në Kurbin.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, nga veprimet e para hetimore dyshohet se trupi i përket një shtetasi francez, me inicialet G. P., 61 vjeç.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

61-vjeçari dyshohet se ka qenë vizitor në këtë zonë, ndërsa nga të dhënat paraprake dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin përfundimtar të viktimës dhe përcaktimin e saktë të shkakut të vdekjes.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button