KRONIKËSTAR CHANNEL

Mallakastër/Kanos dhe goditi me armë sportive 52-vjeçarin në banesë, arrestohet 49-vjeçari

Sekuestrohet pistoleta sportive që posedonte pa leje

Një 49-vjeçar është arrestuar nga Policia e Mallakastrës, pasi dyshohet se ka hyrë në banesën e një 52-vjeçari në Ballsh, e ka kanosur me armë sportive dhe e ka goditur me qytën e saj.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë organizuar punën pas kallëzimit të 52-vjeçarit, i cili deklaroi se një shtetas i kishte hyrë në banesë, e kishte kanosur dhe më pas e kishte goditur me një send të fortë.

Brenda një kohe të shkurtër, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e Aleksandër Toskës, 49 vjeç, banues në fshatin Panahor, Mallakastër.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se 49-vjeçari, për motive të dobëta, ka hyrë në banesën e 52-vjeçarit në Ballsh, e ka kanosur me një armë sportive (pistoletë) dhe e ka goditur me qytën e saj.

Arma sportive është sekuestruar nga policia në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit, për veprat penale “Dhunimi i banesës”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosja”.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button