AKTUALITETKRONIKË
Gjirokastër/ Çifti i të moshuarve u gjet i pajetë, shoqërohen në polici dy banorë të fshatit! Po hetohet edhe pista e vrasjes
Policia ka shoqëruar tre persona në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gjirokastër ku janë gjetur të pajetë çifti i të moshuarve Ilia në fshatin Bodrishtë. Bëhet fjalë për dy banorë të këtij fshati dhe një bari. Shoqërimi i tyre është bërë në cilësinë e personave që mund të kenë dijeni për krimin. Një tjetër pistë që po hetohet nga Policia e Gjirokastrës është ajo e vrasjes.