AKTUALITETKRONIKË

U godit me zinxhir në kokë nga një person i maskuar, efektivi i burgut të Fierit, Nazmi Doko ndodhet i shtruar në spital. 64-vjecari ka marrë plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.


Efektivi i burgut të Fierit, Nazmi Doko ndodhet i shtruar në spitalin e Fierit, reparti i Kirurgjisë. 64-vjecari ka marrë plagë në kokë, por është jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Efektivi është goditur me zinxhirë në kokë mbrëmjen e 30 prillit, rreth orës 21:00 në rrugën pranë banesës së tij në lagjen “1 Maji”. Burimet thanë se kamerat e sigurisë kanë filmuar një person me maskë që godet me zinxhir në kokë efektivin dhe më pas largohet me një makinë që e kishte parkuar në anë të rrugës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Burimet thanë se po hetohet pista e goditjes për shkak të detyrës, por kjo nuk pohohet zyrtarisht. Policia e Fierit ka dalë me një njoftim zyrtar, IEVP Fier nuk ka reaguar për ngjarjen, ndërsa autori është ende i paidentifikuar tre ditë pas ngjarjes së rëndë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Njoftim i Policisë Fier: Komunikata e datës 1 Maj

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Mbrëmjen e djeshme, rreth orës 21:00, një shtetas ende i paidentifikuar dyshohet se ka goditur me send të fortë shtetasin N. D., 64 vjeç (efektiv i IEVP Fier), duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

Shtetasi N. D. po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit.”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button