KRONIKËSTAR CHANNEL

GJIROKASTËR/ Dy operacione kundër kontrabandës brenda 24 orëve, arrestohen dy persona

Dy operacione të njëpasnjëshme kundër kontrabandës së mallrave janë finalizuar brenda 24 orëve në Gjirokastër, duke çuar në arrestimin në flagrancë të dy personave dhe sekuestrimin e automjeteve me të cilat dyshohet se transportoheshin mallrat.

Operacioni i parë, i koduar “Akciza 1”, u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e Pikës së Kalimit Kufitar dhe Doganor Kakavijë.

Reklama në FieriWeb - “”

Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë M. P., 48 vjeç, banues në Fier.

Ndërkohë, në operacionin e dytë, të koduar “Akciza 2”, specialistët për Hetimin e Krimeve të DVKM Gjirokastër, në bashkëpunim me shërbimet e PKK Kakavijë, arrestuan në flagrancë A. P., 57 vjeç, banues në fshatin Bradashesh, Elbasan.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrolleve të automjeteve që drejtoheshin nga dy të arrestuarit, policia gjeti dhe sekuestroi dhjetëra steka me cigare dhe puro, sasi duhani, medikamente, dhjetëra kilogramë kafe, pije alkoolike, materiale ndërtimi, produkte për mirëmbajtjen e automjeteve dhe produkte të ndryshme ushqimore.

Sipas policisë, mallrat, përfshirë ato për të cilat paguhet akcizë, dyshohet se ishin kontrabanduar nga Greqia, pasi nuk dispononin dokumentacionin tatimor përkatës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe automjetet e përdorura për transportin e mallrave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button