AKTUALITETFIERI YNË TV

Gjoba e Bashkise së Vlorës ndez motorret e propagandës në disa Bashki të Qarkut Fier. Shkak bëhen mbetjet urbane.


Bashkia e Vlorës është gjobitur nga Agjencia e Rajonale e Mjedisit për mosmenaxhimin e mbetjeve urbane.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Agjencia me qendër në Fier, ka bërë monitorimin përgjatë javës së fundit dhe ka gjobitur bashkinë e drejtuar nga Dritan Leli me 500 mijë lekë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Menjehere disa bashki në qarkun e Fierit janë vënë në lëvizje për të reklamuar sa më mirë punën e Pastrimit dhe Gjelberimit në zonat e tyre.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Postim i Bashkisë së Fierit:

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Që në orët e para të mëngjes, punonjësit e Pastrim – Gjelbërimit fillojnë aksionin e përditshëm për pastrimin e rrugëve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e bashkisë, duke filluar nga zonat më të frekuentuara deri në ato zona me akses më të ulët.
Për fat të keq panorama është e njëjtë gjithmonë: ❌mbetje urbane dhe inerte të shpërndara kudo pa kriter.
Sikur secili nga ne, edhe nëse nuk pastron♻️, të paktën t’ia kursejë mjedisit ⛔️ hedhjen e mbeturinave, ai do të ishte shumë herë më i pastër.
Ky është minimumi që duhet të bëjmë për t’i shërbyer të tashmes dhe të ardhmes së fëmijëve tanë, për një mjedis të pastër e të shëndetshëm.
♻️ Fieri është shtëpia jonë e përbashkët!🍃🌳🍂🌿

Postim i Bashkisë së Patsosit:

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Vazhdon aksioni i pastrimit këtë herë në fshatin Sheqishte!🌿🥰

Zbatimi i politikave të gjelbra dhe sociale nga ana e Bashkisë Patos ka ndikuar në reduktimin e mbeturinave. Sektori i Pyjeve dhe Mjedisit në bashkëpunim me Agjencinë e Shërbimeve Publike kanë miratuar planin e veprimit “Qytet i Pastër”.

Të tjera zona me ngarkesë mbetjesh urbane janë identifikuar përreth fshatit Sheqishte.Vazhdon aksioni i ndërmarrë nga Sektori i Pyjeve dhe Mjedisit për të pastruar hapësirat publike.

Një ambient i pastër do të thotë një jetë e shëndetshme, ndaj u bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve për të mos ndotur hapësirat publike me mbetje, por të përdorin koshat e plehrave të vëna në dizpozicion si dhe të na bashkohen në këto aksione që ne po ndërmarrim.

BashkiaPatos

AgjenciaEShërbimevePublike

AksionPastrimiNëFshatinSheqishte

Postim i Bashkisë së Roskovecit:

📌Falë punës së palodhur e në heshtje të skuadrës së Ndërmarrjes Pastrim-Gjelbërimi, ne zgjohemi çdo ditë me pamjet e një qyteti të pastër e me hapësira të gjelbërta 🏡🍀🌸🌷🌾.

SkaKohëPërPushim🏃‍♂️🏃‍♂️
ndërmarrjaepastrimgjelbërimit🍀🌺
BashkiaRoskovec

Related Articles

Back to top button