KRONIKËSTAR CHANNEL

GJYKATA E FIERIT I SHUAN DËNIMIN ME BURG PËR VRASJEN E DY VËLLEZËRVE BANAJ NË PATOS, SOKOL HOXHA MBETET NË BURG PËR DËNIMIN NË BELGJIKË

Gjykata e Fierit ka vendosur të shuajë dënimin penal me 25 vite burg ndaj Sokol Hoxhës, autorit të dënuar për vrasjen e dy vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj në Patos, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997. Megjithatë, Hoxha nuk pritet të lirohet nga burgu, pasi është dënuar me burgim të përjetshëm në Belgjikë për një tjetër vrasje.

Vendimi është dhënë këtë të hënë nga gjyqtarja Aurora Tusha, pas kërkesës së 51-vjeçarit Sokol Hoxha për konstatimin e parashkrimit të dënimit penal, me argumentin se kanë kaluar afatet ligjore prej 20 vitesh.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Në seancën e javës së kaluar, gjyqtarja Tusha vendosi ta shtynte shqyrtimin e çështjes deri më 12 tetor, për të kërkuar informacion dhe qëndrim nga Gjykata e Lartë lidhur me kërkesën e të dënuarit.

Vendimi i sotëm është në përputhje me qëndrimin e prokurores së çështjes, Malbora Dinaj, e cila kërkoi pranimin e kërkesës, duke argumentuar se dënimi penal ndaj Hoxhës ishte parashkruar, pasi kishin kaluar afatet e përcaktuara nga legjislacioni penal dhe procedural penal.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Kërkesa e Hoxhës për parashkrimin e dënimit, vetëm pak kohë pas ekstradimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka tërhequr vëmendjen e opinionit publik, pasi bëhet fjalë për një dënim të dhënë për vrasjen e dy personave.

Pse Sokol Hoxha nuk pritet të dalë nga burgu?

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Pavarësisht vendimit të Gjykatës së Fierit për dënimin e dhënë në Shqipëri, burime nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Fier i thanë Fieri Web se Sokol Hoxha nuk do të lirohet sot nga burgu.

Shkak është një tjetër dënim i dhënë ndaj tij në Belgjikë. Hoxha është dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Brunilda Dervishit, ngjarje e ndodhur më 29 gusht 1997 në Bruksel.

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Sipas hetimeve të zhvilluara në Belgjikë, viktima dyshohej se ishte shfrytëzuar për prostitucion dhe vrasja dyshohet se ndodhi pasi ajo kundërshtoi këtë shfrytëzim.

Për këtë arsye, edhe pse Gjykata e Fierit ka vendosur shuarjen e dënimit shqiptar, kjo nuk do të thotë automatikisht se Hoxha do të lirohet nga burgu. Ekzekutimi i dënimit të dhënë në Belgjikë mbetet çështje më vete, sipas procedurave ligjore përkatëse.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Vrasja e dy vëllezërve Banaj në Patos

Sokol Hoxha u dënua nga Gjykata e Fierit në vitin 2000 me 25 vite burg për vrasjen e vëllezërve Ilirjan dhe Hektor Banaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 1997, pranë tregut të fruta-perimeve në Patos.

Sipas raportimeve të kohës, shkak i konfliktit që përfundoi me vrasjen e dy vëllezërve dyshohet të ketë qenë një debat për një kasetofon makine.

Pas ngjarjes, Hoxha u largua fillimisht drejt Greqisë dhe më pas u vendos në Belgjikë, ku u përfshi në një tjetër çështje të rëndë penale.

U arrestua në SHBA dhe u ekstradua në Shqipëri

Sokol Hoxha u arrestua në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në muajin maj, në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, i realizuar falë bashkëpunimit mes agjencive ligjzbatuese shqiptare, belge dhe amerikane.

Më 6 gusht, ai u ekstradua në Shqipëri dhe u dërgua në burgun e Fierit për të vuajtur dënimin prej 25 vitesh burgim, dënim për të cilin tashmë Gjykata e Fierit ka vendosur shuarjen për shkak të parashkrimit.

Hoxha përfaqësohet nga avokatët Rozeta Plaku dhe Toto Avdia.

Vendimi i Gjykatës së Fierit prek dënimin e dhënë në Shqipëri për vrasjen e dy vëllezërve Banaj, ndërsa çështja e dënimit me burgim të përjetshëm në Belgjikë mbetet e ndarë nga kjo procedurë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button