KRONIKË

GJYKATA E FIERIT LË NË BURG ARBEN VOJËN, DILAVER SHYTIN DHE ANILA HAXHIUN, NDRYSHON MASËN PËR NJË NGA TË DYSHUARIT

Pas rreth 8 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, është vendosur vijimi i masës së sigurisë “Arrest në burg” për ish-drejtorin e Kadastrës së Fierit, Arben Vojën, Dilaver Shytin dhe noteren Anila Haxhiu.

Ndërkohë, për Fjorelo Biden gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë, duke vendosur ndaj tij tre masa ndaluese. Për Arbina Jaupajn janë lënë në fuqi masat e mëparshme, “Ndalim i daljes jashtë shtetit” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Çështja lidhet me tjetërsimin e rreth 44 mijë metrave katrorë tokë shtetërore në zonën e Povelçës, e cila dyshohet se është kaluar në pronësi private për ndërtimin e një parku fotovoltaik, përmes dokumenteve të falsifikuara.

Të dyshuarit përballen me akuzat për mashtrim, falsifikim dokumentesh, shpërdorim detyre dhe pastrim të produkteve të veprës penale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Vendimet janë marrë nga gjyqtari Noel Veizi, ndërsa çështja po ndiqet nga prokurori Leonard Suçi.

Hetimet për tjetërsimin e pronës shtetërore vijojnë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button