Gjykata lë në burg regjisorin Petri Bozo për aksidentin tragjik në Mengël të Elbasanit

Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për regjisorin dhe producentin Petri Bozo, i cili akuzohet se shkaktoi aksidentin tragjik në fshatin Mengël.
Vendimi u mor pas shqyrtimit të kërkesës së prokurorisë, e cila paraqiti provat dhe argumentet që, sipas organit të akuzës, mbështesin dyshimet ndaj Bozos. Gjykata pranoi kërkesën për masën më të rëndë të sigurisë, duke vendosur që ai të vijojë të qëndrojë në paraburgim deri në përfundim të hetimeve.
Gjatë seancës, avokatët mbrojtës kundërshtuan kërkesën e prokurorisë dhe kërkuan një masë më të lehtë sigurie, por trupa gjykuese vendosi lënien e tij në burg.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta dhe ka tërhequr vëmendje të madhe publike, ndërsa priten zhvillime të tjera lidhur me hetimet për aksidentin tragjik.




