KRONIKËSTAR CHANNEL

IKMT gjobit “Albchrome” me 4 milionë lekë, pezullohet aktiviteti për mbetje të rrezikshme

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka ndëshkuar kompaninë Albchrome me masë administrative gjobë dhe pezullim të përkohshëm të aktivitetit, pas konstatimit të shkeljeve në menaxhimin e mbetjeve të rrezikshme në Elbasan.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit, Drejtoria Rajonale e IKMT-së në Elbasan zhvilloi një inspektim në ambientet e subjektit, me fokus trajtimin dhe administrimin e mbetjeve industriale.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit u konstatuan rreth 318 ton mbetje të rrezikshme, të dala nga sistemi i pluhur kapsit, të magazinuara në ambientet ku ushtron aktivitetin kompania. Sipas IKMT-së, për këtë sasi mbetjesh subjekti nuk dispononte kontrata transferimi për evadimin, përpunimin apo asgjësimin e tyre, siç parashikon legjislacioni në fuqi.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Për këtë shkelje, ndaj kompanisë është vendosur një gjobë prej 4 milionë lekësh. Po ashtu, autoritetet kanë urdhëruar pezullimin e përkohshëm të aktivitetit deri në eliminimin e plotë të mbetjeve të rrezikshme dhe përmbushjen e detyrimeve ligjore për trajtimin e tyre.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button