AKTUALITETSTAR CHANNEL

Gjyqi në Hagë/ Smith: Akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së nuk qëndrojnë

Bien akuzat për krime kundër njerëzimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në nisje të leximit të aktgjykimit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kryesuesi i trupit gjykues, gjyqtari amerikan Charles Smith, bëri me dije se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk arriti të provojë përtej dyshimit të arsyeshëm se ky sulm ishte i drejtuar kundër një popullsie civile.

Në vijim të leximit, trupi gjykues deklaroi se nuk është provuar përtej dyshimit të arsyeshëm kryerja e veprave penale kundër njerëzimit të përfshira në aktakuzë.

Reklama në FieriWeb - “”

“Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk arriti të vërtetonte jashtë dyshimit të arsyeshëm se ishte kryer një sulm I përhapur gjerësisht kundër një populate civile.

Në këtë pikë, trupi gjykues konstatoi se mes prill 1988-gusht 1999 , anëtarë të UCK kryen akte dhune dhe keqtrajtiumi ndaj civilëve anembanë koosvës dhe në disa zona të shqipërisë së veriut të kontrolluara nga UCK, ndër to dhe akyete përmendura në nenin 33 të ligjit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Trupi gjykues konstatoi se këto akte përbënoin sulm të përhapur gjerësisht dhe ssitematik. Mejgithatë trupi gjykues kjonstatoi se ZPS nuk ariti të vërtetonte jashtë dyshimi të arsyesëhm se ky sulm u drejtua kundër një populate civile.  Trupi gjykues konstatoi se ZSPS nuka rriti të provonte se ishin kryer kundër njerëzim,it, si përndjekja, burgosja, tortura, vrasja e pranishmë dhe zhdukja me forcë”, u tha gjatë leximit të aktgjykimit.

Smith deklaroi se procesi lidhet vetëm me përgjegjësinë individuale të të akuzuarve. Smith theksoi se gjykimi nuk ka të bëjë me luftën çlirimtare të Kosovës në tërësi dhe as me shtetin e pavarur të Kosovës. “Kjo çështje nuk ka të bëjë me Kosovën e pavarur. Kjo çështje nuk ka të bëjë me veprimet e forcave ushtarake serbe. Ka të bëjë vetëm me pretendimet për veprimet e kryera nga të akuzuarit. Përgjegjësia është vetëm personale”,deklaroi Smith.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button