KRONIKËSTAR CHANNEL

Goditet një rast i kultivimit të kanabisit në Poliçan, arrestohet 38-vjeçari me 107 bimë narkotike

Policia e Shtetit ka goditur një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike në qarkun e Beratit, si rezultat i hetimeve proaktive dhe kontrolleve intensive në terren.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në fshatin Zgërbonjë, shërbimet e Stacionit të Policisë Poliçan zbuluan 107 bimë narkotike dhe 20 kubikë me fidanë të dyshuar Cannabis sativa, të cilat u asgjësuan në vend nëpërmjet djegies.

Reklama në FieriWeb - “”

Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia identifikoi, kapi dhe arrestoi shtetasin me iniciale R. I., 38 vjeç, banues në Poliçan, i dyshuar si autor i kultivimit të bimëve narkotike.

Policia bën me dije se kontrollet antikanabis do të vijojnë në të gjithë territorin e qarkut Berat, me synim parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që lidhet me kultivimin e lëndëve narkotike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button