AKTUALITETSTAR CHANNEL

Reforma Territoriale 2.0/ Ja cila bashki pritet t’i bashkohet Bashkisë Fier

Deputetët e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, anëtarë të Komisionit të Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, kanë depozituar këtë të enjte në Kuvend draftin e Reformës Administrativo-Territoriale 2.0, i cili parashikon riorganizimin e hartës vendore në Shqipëri.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për qarkun Fier, drafti propozon dy ndryshime të rëndësishme: bashkimin e Bashkisë Patos me Bashkinë Fier, si dhe bashkimin e Bashkisë Divjakë me Bashkinë Lushnjë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas modelit të propozuar, bashkia do të mbetet e vetmja njësi e vetëqeverisjes vendore, me një kryetar, një këshill bashkiak, një administratë dhe një buxhet të vetëm, ndërsa synohet konsolidimi i disa bashkive ekzistuese për të rritur eficiencën administrative.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Në total, drafti parashikon bashkimin e 26 bashkive aktuale në 13 bashki të reja. Përveç ndryshimeve në qarkun Fier, propozohen edhe bashkime të tjera në disa qarqe të vendit, si Pukë me Fushë-Arrëzin, Mat me Klosin, Vlorë me Selenicën, Korçë me Maliqin, Elbasan me Cërrikun dhe Belshin, si dhe një sërë njësish të tjera vendore.

Reklama në FieriWeb

Sipas draftit, propozohen këto bashkime:

  • Fushë-Arrëz + Pukë → Bashkia Pukë
  • Klos + Mat → Bashkia Mat
  • Rrogozhinë + Kavajë → Bashkia Kavajë
  • Dimal + Berat + Poliçan → Bashkia Berat
  • Patos + Fier → Bashkia Fier
  • Divjakë + Lushnjë → Bashkia Lushnjë
  • Selenicë + Vlorë → Bashkia Vlorë
  • Maliq + Korçë → Bashkia Korçë
  • Këlcyrë + Përmet → Bashkia Përmet
  • Memaliaj + Tepelenë → Bashkia Tepelenë
  • Libohovë + Gjirokastër → Bashkia Gjirokastër
  • Cërrik + Elbasan + Belsh → Bashkia Elbasan
  • Prrenjas + Librazhd → Bashkia Librazhd

Sipas hartuesve të draftit, reforma synon përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, rritjen e eficiencës administrative dhe forcimin e kapaciteteve financiare e institucionale të pushtetit vendor.

Propozimi do të shqyrtohet fillimisht nga Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale dhe më pas pritet t’i paraqitet Kuvendit për miratim në seancë plenare.

Nëse miratohet, kjo reformë do të sjellë një riorganizim të rëndësishëm të pushtetit vendor, duke ndryshuar hartën administrative të vendit dhe duke prekur drejtpërdrejt edhe qarkun Fier.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button