KRONIKË

Goditet rrjeti i trafikut nga Shqipëria, arrestohet në Maqedoni 38-vjeçari, i gjenden 100 kilogramë drogë


Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Maqedoni, pasi dyshohet se ishte pjesë e një grupi ndërkombëtar të trafikut të drogës.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas Alsat. 38 vjeçari me inciale M.P, u arrestua në një rrugë fshati.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Sipas zëdhënëses së MPB-së Suzana Pranjiq-Talevska gjatë kontrollit të makinës “Citroen Berlingo”, me targa të Shqipërisë e drejtuar nga M.P. në pjesën e pasme të makinës janë gjetur dhe konfiskuar 5 çanta me nga 100 paketime me marijuhanë, në total 100 kilogram marijuhanë, me vlerë prej 350 mijë euro.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Aksioni ka zgjatur disa muaj, nën vëzhgim kanë qenë disa shtetas të Shqipërisë të cilët ishin përfshirë në tregtinë e paligjshme të drogës.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Personi në fjalë është arrestuar dhe dërguar në Stacionin policor të Ohrit, dhe pas zbardhjes së plotë të rastit ndaj tij do të ngrihet dhe akuza zyrtare.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button