KRONIKËSTAR CHANNEL

Grabitet një pikë këmbimi valutor në zonën e “5 Majit”, autori hyri me armë zjarri në qendrën tregtare

Një pikë e këmbimit valutor është grabitur mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas uniformave blu, autori, ende i paidentifikuar ka hyrë në subjekt që ndodhet në një qendër tregtare me armë zjarri (pistoletë)  dhe vodhi një shumë parash.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Njoftimi:

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button