AKTUALITET

Greva në Itali, Aeroporti i Rinasit anulon fluturimet me vendin fqinj, përjashtohen ato të ambulancës, kërkim-shpëtimit dhe për ndihma humanitare 


Aeroporti i Tiranës njofton të gjithë pasagjerët se për shkak të një greve të personelit të trafikut ajror në Itali do të anulohen të gjitha fluturimet e parashikuara për sot drejt vendit fqinj dhe anasjelltas. TIA bën me dije se sot nuk do të ketë fluturime në aeroportet e Barit, Bolonjës, Ankonës, Bergamos, Veronës, Milanos, Genovas, Riminit dhe Romës, ikje dhe ardhje për në kryeqytetin tonë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përjashtim do të bëjnë fluturimet e ambulancës, ato të kërkim-shpëtimit dhe për ndihma humanitare. Për këtë arsye, TIA iu kërkon pasagjerëve që kanë fluturime të parashikuara për ditën e sotme që të kontaktojnë me kompanitë respektive për të verifikuar statusin e fluturimit të tyre.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button