AKTUALITET

Gripi i shpendëve/ Pulat e ngordhura lihen në mes të fermës! U gjendet zgjidhja pas 3 ditëve! ISUV: Gjetëm ku t’i groposim, Durrësi refuzon! Bashkia e ministria ‘ping-pong’ përgjegjësish 


Prej gati 3 ditësh, një numër i madh i pulave të ngordhura nga gripi i shpendëve kanë qëndruar në ‘qiell të hapur’, duke u shndërruar në një rrezik serioz për shëndetin e popullsisë, por edhe ndotjen e mjedisit. Pas ‘ping-pongut’ të përgjegjësive mes institucioneve është gjetur zgjidhja, një hapësirë ku do të groposen pulat e ngordhura. Kjo zonë do të jetë jashtë  Durrësit, ndonëse gripi i shpendëve u lokalizua pikërisht në këtë qytet. Ky vendim është marrë pasi Bashkia ka refuzuar me argumentin se nuk ka një terren që të plotësojë kushtet ligjore për groposjen e shpendëve me virus.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bashkia e Durrësit i ka kthyer përgjigje Ministrisë së Bujqësisë ku i bën të ditur se nuk kanë asnjë terren të tillë që të plotësojë kushtet ligjore për groposjen e shpendëve me virus. Bashkia e Durrësit nuk ka vend depozitim për të bërë groposjen që të plotësojë kushtet e posaçme ligjore. Këto vende duhet të kenë kritere të posaçme, përfshirë një terreni larg qendrave të banuara, pasi bëhet fjalë për virus dhe rrezikohet popullata edhe për shkak të ujërave nëntokësorë”, thuhet në reagimin për Report Tv. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare ka sqaruar sot se ngordhja e pulave nuk ka ardhur vetëm si pasojë e gripit të shpendëve. Fillimisht në datën 12 mars ka pasur raportime nga vetë kompanitë për ngordhje masive të pulave të tyre. Pas këtij konstatimi janë bërë analizat dhe është konfirmuar se bëhej fjalë për virusin largino-trakeit. Ndërkohë në 19 mars, një tjetër kompani, më konkretisht ‘Aiba’,  ka raportuar të njëjtën problematikë dhe në bazë të analizave u konfirmua edhe rasti i parë i gripit të shpendëve në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Zëvendësministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, tha se janë marrë masat e karantinimit të fermës, por edhe të një perimetri 3 kilometra rreth e qark saj, por në pamjet që sjell Report Tv respektimi i kësaj distance nuk ka ndodhur, ku pamjet tregojnë se pulat e gjalla të fshatit lëvizin lirshëm në një distancë prej jo më shumë se 500 metra duke qenë mjaft ngjitur me fermën e karantinuar. Ndërsa në një rreze 10 kilometra nga ferma me grip shpendësh, po monitorohen të gjitha pularitë me marrjen e vazhdueshme të mostrave.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“7 mars ka ardhur njoftimi i parë i kompanisë dhe ka pasur rreth 30 mijë pula të ngordhura. Menjëherë veterinerët janë paraqitur në subjekt, kanë kontrolluar situatën, kanë marrë mostrat, kanë bërë hetimin dhe kanë nisur mostrat në ISUV, nga data 7-17 mars, Shërbimi Veterinar i Ministrisë së bujqësisë ka qenë edhe në ndjekje të situatës duke marrë mostra të herpashershme , dhe dyshohej për gripi i shpendë, larginotrakeit dhe pseudopesti. Në këto data rezultat e ISUV në bazë të mostrave kanë rezultuar pozitive për laringo trakeit, në datën 19 mars janë marrë mostra të reja nga një subjekt dhe janë ndërguar në Institutin e Veterinarisë, kanë qenë 18 mostra dhe është konfirmuar prezenca e gripit të shpendëve. Me daljen e analizave,  u morën masat siç i parashikon kontrollet, deklaratë për shtyp pranë ministrisë së bujqësisë, ngritja e qendrës emergjencës pranë ministrisë së bujqësisë dhe një urdhër për masat e parandalimit të përhapjes së gripit të shpendëve, këto masa shoqërohen me protokollet, nga ISUV, Autoriteti Kombëtare i mbrojtjes së bimëve dhe të Autoritetit të Ushqimit, kemi karantinuar zonën që ka rezultuar pozitive, në rreze prej 3 km është vatra e infeksionit dhe karantinohet  dhe 10 km është zona e monitorimit. Janë vënë në monitorim fermat që i përkasin kësaj ferme”, tha zv.ministrja.

Drejtoresha e Autoritetit Kombëtar të Veterinarisë, Tana Kika, në deklaratën e sotme ka nënvizuar se konsumimi i produkteve të shpendëve nuk është i rrezikshëm për shëndetin e njerëzve.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

” Sëmundja nuk sjell probleme të produktet që konsumohen nga njerëzit”, tha Kika.

Deri më tani shkuar në 320 mijë në total numri i pulave të ngordhura në 2 javët e fundit në 2 nga pularitë më të mëdha në Durrës, teksa Report Tv ka mësuar me burime se Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj kompanive që operojnë si dhe institucioneve shtetërore me dyshimet se nuk janë respektuar rregullat për karantinimin.

Related Articles

Back to top button