Helmohen studentët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi, disa prej tyre përfundojnë në spital

Rreth 55 kursantë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit.
Mësohet se menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Kursantët kanë pasur të vjella, ethe dhe diarre. Dyshimet janë se studentët janë helmuar nga brokoli.
Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët.
Kursantët kanë marrë ndihmë mjekësore dhe kanë dalë nga spitali, ndërsa dy prej tyre ndodhen ende në spital.
Një ditë më parë në Akademinë e Sigurisë kanë shkuar ISHP, AKU dhe krimi ekonomik, ku janë intervistuar studentët dhe kanë bërë një serum. Më pas kanë dal nga Spitali.




