AKTUALITETSTAR CHANNEL

Himarë/ Lamallari dhe Hita inspektojnë masat e sigurisë, prezantohet kontrolli kufitar detar direkt në det

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, zhvilluan një inspektim në Himarë për të parë nga afër masat e marra për garantimin e sigurisë gjatë sezonit turistik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë takimit, ku ishte i pranishëm edhe kryetari i Bashkisë Himarë, Vangjel Tavo, u diskutua mbi bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe pushtetit vendor për garantimin e rendit dhe sigurisë publike, sigurisë rrugore e detare, reagimin e shpejtë ndaj situatave emergjente, si dhe përmirësimin e shërbimeve për turistët vendas dhe të huaj.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Një nga risitë më të rëndësishme të këtij sezoni turistik u prezantua nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita. Sipas tij, për herë të parë kontrolli kufitar për mjetet lundruese do të kryhet direkt në det.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Jahtet dhe anijet lundruese nuk do të kenë më nevojë të paraqiten në pikat e kalimit kufitar. Policia Kufitare do të shkojë pranë tyre dhe do të kryejë verifikimet në sistemin TIMS, duke regjistruar të dhënat e të gjithë pushuesve që frekuentojnë bregdetin shqiptar”, deklaroi Hita.

Reklama në FieriWeb

Ai theksoi se kjo risi synon të rrisë cilësinë e shërbimeve policore, të lehtësojë procedurat për mjetet lundruese dhe të forcojë rendin, sigurinë publike dhe sigurinë detare përgjatë sezonit turistik.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button