AKTUALITET

Hodaj e Subashi ne gjendjet civile ne Fier:Per moshat e treta do të ofrojë asistencë per sherbimin online 


Kalimi i shërbimeve online nga 1 data maj ka sjellë edhe problematikat e saj .

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mos pasja e një pajisjeje inteligjente dhe mungesa e informacioneve për të proceduar në e-albania kryesisht nga mosha e tretë janë problematikat kryesore që janë evidentuar nga inspektimet në terren.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ka qënë  zv.ministri i brendshëm Julian Hodaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë Fier Armando Subashi dhe Prefekti Lefter Shehaj të cilët kanë inspektuar punën në sportelet e gjendjes civile.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vetë Hodaj është shprehur se nga 390 sportele që kanë qënë në gjendjen civile vetëm 150 do të jenë fizike vetëm për një kategori të caktuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Më marrjen e shërbimeve online qytetarët kursejnë kohë dhe para .

“Është një risi, revolucion, po ecën shumë mirë. Nga 39 0 sportele vetëm 150 fizike dhe vetëm për një kategori të caktuar. Gjithcka tjetër merret online. Qytetarët duhet të jenë të vetëdijshëm për dy gjëra. I kursen kohë dhe para. Edhe institucioneve se gjithë ai volum pune kalon në atë që quhet back-office. Qyetari është i cliruar nga barra. Të gjithë punonjësit do të vazhdojnë të jenë në detyrë. Nuk do të lëvizi se gjendja civile ka nevojë për aq punonjës”- u shpreh Hodaj.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Për të gjitha ata qytetar që janë mosha e tretë  dhe nuk kanë mundësi të marrin shërbime online gjendja civile do të ofrojë një shërbim asistence .

Për kreun e bashkisë së Fierit Armando Subashi i gjithë ky shërbim është një revolucion.

“Është nje revolucion, ka edhe ato problematikat e veta që ditë pas ditë po zgjidhen.  Tashmë kemi bërë evidentimin e sporteleve fizike dhe online. Besoj me zgjidhjen e këtyre problemeve cdo ditë që vjen eshtë më e mirë se ajo që lëmë pas. Unë dua të garantoj se ne do të jemi vazhdimisht në kontakt”– u shpreh Subashi.

Sakaq është bërë evidentimi në cdo njësi  i atyre sporteleve që do të qëndrojnë fizike dhe atyre që kanë kaluar online.

Kalimi i shërbimeve online nuk do të sjellë një reduktim të punonjësve .

Një pjesë e tyre do të ndihmojnë qytetarët online e ndërsa pjesa tjetër do ti ndihmojnë fizikisht.

“Probematikat janë aksesimi nga grupmosha e tretw që nuk kanë aparate smart dhe skanë njohuri të mjfatueshme. Asistentët që janë pranë zyrave janë për të ndihmuar qofte ata edhe qytetaret e tjere.”– u shpreh prefekti i Fierit.

Related Articles

Back to top button