AKTUALITET

Hoteli te mbikalimi i Rinasit merr flakë, zjarrfikëset në vendngjarje 


Një hotel është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele në zonën e mbikalimit të Rinasit. Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Referuar njoftimit të Policisë, bëhet me dije se zjarri ka rënë në pjesën e paneleve diellore të hotelit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Me datë 30.01.2022, rreth orëve të para të mëngjesit, te mbikalimi i Rinasit, ka rënë zjarr dhe janë djegur pjesërisht panelet diellore të një hoteli.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në vendngjarje ndodhen forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.  Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton Policia e Tiranës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button