Humb jetën fermeri në Lushnjë, e zë poshtë mjeti bujqësor gjatë punës
Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në zonën e Lushnjës, ku një fermer ka humbur jetën gjatë punës në tokat bujqësore.
Viktima është identifikuar si Besnik Hasalla, 65 vjeç, banues në fshatin Garunjas të Njësisë Administrative Ballagat.
Sipas informacioneve paraprake, 65-vjeçari po drejtonte një mjet bujqësor kur, për shkaqe që ende nuk janë sqaruar, ka humbur kontrollin mbi të. Për pasojë, ai është zënë poshtë nga mjeti, duke pësuar dëmtime të rënda.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i ardhur në ndihmë, Hasalla nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Menjëherë pas ngjarjes, në zonë kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet hetimore për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e plota të këtij aksidenti fatal.




