POLITIKËSTAR CHANNEL

“Të rri në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?”, batuta te “Ligjet”. Zegjine Çaushi: Ti mezi fitove. Korreshi: Po ti që s’fitove hiç, po ta lanë të hysh në Kuvend

Për një moment, diskutimet në Komisionin e Ligjeve u zhvendosën nga rendi i ditës te replikat mes deputetit demokrat Saimir Korreshi dhe deputetes socialiste Zegjine Çaushi.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë debatit, Korreshi iu drejtua deputetes së PS-së duke thënë se ajo nuk e kishte fituar vetë mandatin e deputetes, por ishte bërë pjesë e Kuvendit pas dorëheqjes së një deputeteje tjetër. Kjo pasi Çaushi i tha Korreshit “Mezi fitoi me të shtytur”, referuar mandatit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Debati vijoi për disa minuta, duke sjellë ndërhyrjen e ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja, i cili kërkoi rikthimin e diskutimit te çështjet e komisionit.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pjesë nga debati

Reklama në FieriWeb

Korreshi: Unë nuk fola për Roskovecin, për ato gjëra në Lushnjë që i di, kam të drejtë. Kur të vij në Roskovec, atëherë ti…

Çaushi: Hajde kur të duash.

Korreshi: Po më bëre ftesë…

Çaushi: Po patjetër, hajde.

Manja: Zoti Korreshi, mbaruat me pyetjet? Vazhdoni me pyetjet.

Korreshi: A do më lësh në Lushnjë apo do më çosh në Roskovec?

Manja: Rri në Lushnjë më mirë.

Korreshi – Çaushit për mandatin e deputetit: Ti nuk fitove vetë. I tha Bela asaj: “Hiqe këtë”. Nuk e more ti. E dha dorëheqjen një nga Lushnja. Të donin për Gazin. Epo, kujdes me mua! Dha dorëheqjen ajo se i thanë: “Alo! Shpejt se do hyjë shoqja Zegjine”. Ta dinë shqiptarët. Ti fitove hiç e hiç, po s’fitova unë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button