POLITIKËSTAR CHANNEL

PE miratoi progresin e Shqipërisë/ Rama: Ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas miratimit nga Parlamenti Europian, të progresit të Shqipërisë në integrimin drejt Bashkimit Europian.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se PE ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga  “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sipas kreut të qeverisë, Vjosë-Narta do të mbrohet, ndërsa Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Ja edhe PARLAMENTI EUROPIAN e ndau “shapin” e stuhisë digjitale të dizinformimit nga  “sheqeri” i zonës së mbrojtur Vjosë – Nartë, e cila nuk ka asnjë lidhje me zhvillimin që europarlamentarët e rrëzuar me votën e shumicës dërrmuese, futën qorrazi si amendament të Rezolutës për Shqipërinë.

Reklama në FieriWeb

Tani o është çmendur dhe korruptuar krejt Europa, që përmes Parlamentit të saj e vlerëson lart Shqipërinë dhe nxit anëtarësimin tonë sa më parë në BE, o ka diçka që nuk shkon me ata që e nisën protestën e javëve të fundit me mbrojtjen e flamengove dhe po e bitisin si luftë për pushtet në emër të flamengove!

Në çdo rast flamengot do të mbrohen, Vjosë-Narta do të mbrohet, Zvërneci do të zhvillohet bazuar në një Vlerësim të Ndikimit në Mjedis sipas standarteve të Bashkimit Europian dhe ne do të vazhdojmë ta ngjisim Shqipërinë në majën ku ndodhet shtëpia e Europës së Bashkuar”, shkruan Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button