KRONIKËSTAR CHANNEL

I dënuar për “vrasje me dashje”, ndërron jetë nga arresti kardiak 73-vjeçari nga Fieri; ishte transferuar nga burgu i Lezhës në QSUT për trajtim të specializuar

Një i burgosur 73-vjeçar ka ndërruar jetë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku po merrte trajtim të specializuar pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas njoftimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, bëhet fjalë për shtetasin me inicialet A.B., i lindur më 1 korrik 1953 dhe banues në Fier, i dënuar për veprën penale “Vrasje me dashje”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

73-vjeçari ishte transferuar në IEVP Lezhë më 27 nëntor 2021 me masë mjekimi të detyruar. Pas rëndimit të gjendjes shëndetësore, ai fillimisht u dërgua në Spitalin Rajonal të Lezhës dhe më pas u transferua në QSUT për trajtim të specializuar.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Pacienti ishte i shtruar në urgjencën e QSUT-së që prej datës 17 maj 2026, ndërsa ka ndërruar jetë sot, rreth orës 12:20.

Reklama në FieriWeb

Sipas informacionit paraprak mjekësor, shkaku i vdekjes rezulton të jetë arrest kardiak, ndërsa rasti po ndiqet sipas procedurave përkatëse.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button