KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacioni “The Wanted”/ Arrestohen në Dubai 5 shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar, mes tyre të dyshuar për trafik droge dhe mashtrim kompjuterik

Pesë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë kapur në Dubai dhe janë arrestuar me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, i zhvilluar nga Interpol Tirana në bashkëpunim me homologët në Abu Dhabi.

Të arrestuarit janë: Kristo Qirici, Shkelzen Kraja, Ilir Lazri, Aleks Pepaj dhe Merxhan Celiku.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas njoftimit zyrtar, katër prej tyre – Kristo Qirici (44 vjeç), Shkelzen Kraja (44 vjeç), Ilir Lazri (30 vjeç) dhe Aleks Pepaj (38 vjeç) – dyshohen për përfshirje në veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Ndërkohë, Merxhan Celiku (34 vjeç) dyshohet për veprën penale të mashtrimit kompjuterik.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Autoritetet bëjnë me dije se po vijon gjithashtu bashkëpunimi për verifikimin e një shtetasi tjetër shqiptar që ndodhet në Dubai, i cili dyshohet se përdor dokumente false.

Interpol Tirana po ndjek procedurat për finalizimin e ekstradimit të pesë të arrestuarve drejt Shqipërisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Back to top button