KRONIKËSTAR CHANNEL

Operacion i gjerë në Sarandë dhe Ksamil, urdhër-arreste për policë, zyrtarë dhe biznesmenë për ndërtime pa leje

Një operacion i gjerë policor është duke u zhvilluar në Sarandë dhe Ksamil, pas urdhër-arresteve të lëshuara nga Prokuroria e Sarandës ndaj efektivëve të policisë, zyrtarëve lokalë dhe biznesmenëve të dyshuar për shkelje që lidhen me ndërtimet pa leje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve, masat e sigurisë janë lëshuar për dhjetëra persona, mes tyre efektivë të Komisariatit të Policisë Sarandë, zyrtarë vendorë, si edhe ndërtues e biznesmenë që dyshohet se kanë qenë të përfshirë në aktivitete të paligjshme në zonat bregdetare.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Operacioni po zhvillohet nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Sarandë, ndërsa po kryhen kontrolle në banesa dhe ambiente të ndryshme për lokalizimin dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Deri në këto momente raportohet se janë ekzekutuar dy urdhër-arreste, një ndaj një efektivi policie dhe një tjetër ndaj një biznesmeni, ndërsa identitetet e tyre nuk janë bërë ende publike nga autoritetet.

Reklama në FieriWeb

Sipas informacioneve paraprake, hetimet lidhen me dyshime për favorizime, mosveprim institucional dhe përfshirje në skema të ndërtimeve pa leje në zonat turistike të jugut të vendit. Pritet që autoritetet të dalin me një njoftim zyrtar për detaje të mëtejshme të operacionit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button