KRONIKË

I futet me grushta policëve të “Shqiponjave” pa pasur mëshirë/ Arrestohet djali i humoristit të njohur shqiptar. Zbardhet ngjarja


Është arrestuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, Agim Drishti, djali i humoristit Shkodran, Ismet Drishti.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Agim Drishti, person me rekorde të mëparshme policore, është ndaluar nga një patrullë e skuadrës “Shqiponja” në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndalimi i Agim Drishtit është bërë nga efektivët e grupit “Shqiponja”, të cilët kanë kërkuar fillimisht ta ndalojnë dhe më pas ta kontrollojnë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Por Agim Drishti, ka refuzuar të ndalojë dhe ka shfaqur veprime kundërshtuese me forcë, duke goditur me grushta punonjësit e policisë së Tiranës, që shërbejnë pranë skuadrës “Shqiponja”.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Nisur nga kjo situatë dhe mosbindja e vazhdueshme e Agim Drishtit, është bërë shoqërimi me forcë nga policia.
Ndërsa mëngjesim e sotëm Agim Drishtit, i është komunikuar arrestimi për akuzën e “Kundërshtimit me forcë të punonjësve të policisë” dhe “Goditjes për shkak të detyrës të punonjësit të policisë”.

Ky është një rast i përsëritur nga Agim Drishti, që shfaq sjellje dhune ndaj forcave të rendit dhe qytetarëve. Ndërsa është çështja e rradhës penale që rregjistrohet kundër tij në prokurorinë dhe gjykatën e Tiranës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Disa kohë më parë objekt i dhunës fizike u bë edhe Ismet Drishti,babai i të arrestuarit Agim Drishti, i cili u rrah në zonën e Yzberisht, nga disa të rinj të zonës.

Njoftimi i policise: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. D., 28 vjeç, pasi nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë dhe gjatë shoqërimit në Komisariat, ka ushtruar dhunë ndaj tyre.

Related Articles

Back to top button