AKTUALITETKRONIKËLAJMI FUNDIT

I jepet lamtumira sot Grei Bihucit, 20-vjeçarit që u vra më thikë pas një sherri në qendër të qytetit të Fierit.


I jepet sot në orën 14:00 lamtumira e fundit, Grei Bihucit, 20-vjeçarit i cili mbeti i vdekur dje pas një sherri me thika në qendër të qytetit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Grei Bihuci, humbi jetën në spital për shkak të plagëve të shumta. Ai u godit me thikë nga 18-vjeçari Florjan Muka, i cili u arrestua nga policia.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

20-vjeçari, Grei Bihuci ishte nxënës i shkollës së mesme profesionale “Petro Sota” dhe studionte për informatikë. Ndërsa pasditeve, punonte kamerier në një bar-pasticeri në Bulevardin “Jakov Xoxa”, pranë vendit ku ndodhi krimi.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Konflikti mes të rinjve thuhet në media se ka nisur për shkak të opsionit “like” ndaj një vajze në rrjetet sociale, të cilët e njihnin të dy djemtë e rinj.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button