AKTUALITETKRONIKË

I kishte dhënë shokut magazinën e përshtatur në “shtëpi bari”, arrestohet 29-vjeçari në Sarandë (EMRI) 


Policia e Sarandës ka arrestuare një 29 vjeçar, i cili ishte shpallur në kërkim për priodhm të lëndëve narkotike.  

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet fjalë për shtetasin Klodian Omeri 29 vjeç, banues në lagjen “Gjashtë”, Sarandë, cilit Gjykata e Vlorës i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i policisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Sarandë Vijon operacioni policor i koduar “Volloder”. Shkon në 3 numri i personave të arrestuar. Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim gjatë operacionit policor të koduar “Volloder”, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit: – K. O., 29 vjeç, banues në lagjen “Gjashtë”, Sarandë, të cilit Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivim i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike”. Shtetasi K. O. ishte shpallur në kërkim, pasi në fshatin Nivicë, Sarandë, i kishte dhënë me qira një magazinë, shtetasit K. M., i cili e kishte përshtatur atë si një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa. Vijon puna për kapjen e shtetasit K. M. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Related Articles

Back to top button