RAJONI

I mbijetuari nga tragjedia në Bullgari rrëfen momentet e betejës me flakët: Shoferin e zuri gjumi!


Një prej të mbijetuarve të aksidentit të rëndë në Bullgari ka rrëfyer për emisionin “Zona Zero” momentet e tragjedisë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas tij, shkaku i aksidentit ishte se shoferin e zuri gjumi dhe nuk mundi të merrte kontrollin e autobusit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ai rrëfen se si bashkë me të fejuarën çanë me çekiç xhamin e autobusit dhe u hodhën për t’u shpëtuar flakëve.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Shoferin e zuri gjumi. Autobusi ka qenë në flakë, askush nuk ka mundur të dilte jashtë autobusit. Ka pasur ndalesë 100 km para se me mbërrit në kufi të Bullgarisë, kemi bërë një pushim janë ndërruar shoferët. Unë kam qenë 4 ditë me pushime me të fejuarën, jam nga Presheva. Nga viktimat më i vogli ka qenë nga 2 vjeç. Përveç meje janë hedhur edhe të tjerë nga dritarja. Koha ka qenë me shi. Aty kur i ka rënë bordurës i është çarë goma dhe ka marrë flakë përnjëherë. Shkaku ka qenë se shoferin e zuri gjumi. Për gjysmë ore muzika është ndalur dhe fëmijët nuk bënin më zhurmë. Unë munda të dilja nga dritarja me të fejuarën. Njëri pas meje e provoi ta thyente me këmbë dritaren, por nuk u thye, unë mora cekiçin dhe e theva. E fejuara ka thyer këmbën, por pa rrezik”, tha ai.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të martën, tri ditë zie kombëtare pas aksidentit me autobus në Bullgari, që la të vdekur të paktën 46 persona.

Aksidenti ndodhi në autostradën Struma rreth 45 kilometra në perëndim të Sofjes në perëndim të Bullgarisë, ku një autobus me 53 pasagjerë, shumica nga Maqedonia e Veriut, u përfshi nga flakët në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Në mesin e viktimave kishte edhe të paktën 12 fëmijë. Një zyrtar nga spitali në Sofje tha se shtatë persona janë duke u trajtuar, të cilët kanë arritur të largohen nga autobusi.

Sipas zyrtarëve maqedonas, shumica e viktimave ishin nga Shkupi dhe ishin duke u kthyer nga Stambolli i Turqisë, ku kishin qëndruar në një vizitë treditore.

Autobusi që shkaktoi aksidentin është në pronësi të agjencisë turistike ‘Besa Trans’, e cila sipas Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë së Veriut, ka pasur licencë të rregullt për transport ndërkombëtar, por Inspektorati Shtetëror për Transport ka bërë të ditur se ndaj kësaj kompanie gjatë këtij viti janë ngritur katër padi për mosrespektimin të protokolleve kundër COVID-19.

/Burimi: Top Channel/

Related Articles

Back to top button