KRONIKËVIDEO

I PREZANTOHEJ SI KRYEMINISTRI RAMA PËRMES SIGNAL, 25-VJEÇARI ARRESTOHET TEKSA PO MERRTE 1 MILION EURO

Një 25-vjeçar nga Tirana është arrestuar në flagrancë, pasi dyshohet se tentoi t’i merrte 1 milion euro një ndërtuesi 54-vjeçar, duke u prezantuar në platformat e komunikimit online si kryeministri Edi Rama.

Në kuadër të operacionit të koduar “Request”, Policia e Tiranës ka arrestuar shtetasin Albi Muça, 25 vjeç, banues në Tiranë, në momentin kur po merrte shumën e kërkuar të parave.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Sipas burimeve, 25-vjeçari dyshohet se kishte përdorur aplikacionin Signal për të komunikuar me ndërtuesin, duke u prezantuar si kryeministri Rama. Ai i kishte kërkuar biznesmenit shumën prej 1 milion eurosh dhe e kishte njoftuar se do të dërgonte një person tjetër për të tërhequr paratë.

54-vjeçari ka dyshuar për mashtrim dhe ka denoncuar rastin në polici, duke bërë të mundur ndërhyrjen e menjëhershme të uniformave blu dhe arrestimin e të riut në flagrancë, pikërisht në momentin e marrjes së parave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë rast, si dhe në raste të tjera të mundshme me të njëjtën skemë kriminale.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Mashtrimi”, me pasoja të rënda, kryer në bashkëpunim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button