I vodhën pasaportën shqiptare, De Biasi tregon çfarë frike kishte presidenti Nishani: Jo, do marrësh veset e shqiptarëve…
Giani De Biasi i cili çoi për herë të parë Shqipërinë në Europian, arriti të merrte pasaportën shqiptare.
Por ajo pasaportë si për ironi të fatit përveçse nuk e ka më, nuk ishte një ogur i mirë pasi. Pikërisht që pas finaleve të Europianit të Francës 2016-të kur u shqiptarizua, rezultatet e tij filluan të kenë rënie deri në largimin nga detyra një vit më pas. Meqë ra fjala, urojmë që të mos jetë ky një ogur i ngjashëm edhe për Sylvinhon, duke u nisur nga fakti që e shqiptarizuam përpara finaleve të Europianit të Gjermanisë.
“A e di gjënë që kishte frikë presidenti në fillim kur unë erdha këtu?! Më thoshte jo, jo, mos rri këtu, sepse do të marrësh veset e shqiptarëve, shko rri atje në shtëpi dhe hajde këtu kur duhesh. Gjithsesi e them këtë gjë kështu si për të qeshur, gjëja më e rëndësishme është se si bëhen gjërat, me sa dëshirë ke që t’i ndjekësh dhe të provosh të bësh më të mirën. E rëndësishme është gjithmonë maja, nëse në majë, në krye ke persona serioz që të japin një dorë dhe të lënë të punosh, atëherë gjërat shkojnë mirë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, u shpreh De Biasi./TCH