AKTUALITETBOTA

Iku nga puna në lavazh për ”një jetë më të mirë”, arrestohet 28-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI-FOTO) 


Një 28-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia angleze, pasi u kap duke u kujdesur për një “shtëpi bari”. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Bëhet fjalë për shtetasin Bledar Porja, i cili kishte jetuar dhe punuar në një lavazh në Londër, ndërsa së fundmi u rekrutua për t’u kujdesur për 144 bimë kanabisi në Grafton Street, që kapnin vlerën e 63,000 £.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Shtetasi shqiptar i cili mbërriti në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht në vitin 2019, pranoi  para Gjykatës në Grimsby se ishte përfshirë në prodhimin e kanbisit. Atij iu ofruan 400 paund në muaj për shpenzimet e jetesës dhe për t’u kujdesur për bimët narkotike, ndërsa priste që të merte pagesë pasi të korrej kanabisi. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

28 vjeçari u përpoq që të arratisej nga kopshti i shtëpisë, por u kap nga policët të cilët i gjetën një sasi parash dhe një telefon.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button