AKTUALITETSTAR CHANNEL

Ilir Proda: Reforma e re, një hap drejt modernizimit të Policisë së Shtetit

Tiranë – Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua sot një takim mes drejtuesve të lartë të institucionit, drejtuesve të programeve dhe projekteve që asistojnë Policinë e Shtetit, si dhe oficerëve policorë ndërlidhës të atashuar në vendin tonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Takimi kishte për qëllim informimin mbi procesin e riorganizimit të brendshëm të Policisë së Shtetit, në mbështetje të ligjit nr. 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, dhe në përputhje me detyrimin ligjor për përshtatjen e strukturave ndaj formave të reja dhe dinamike të kriminalitetit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në fjalën e tij, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, theksoi rëndësinë e këtij procesi për modernizimin e institucionit dhe rritjen e efikasitetit në shërbim të qytetarëve.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

“Ky është një moment domethënës në rrugën e forcimit institucional dhe rritjes së efikasitetit të Policisë së Shtetit. Reformat që po ndërmarrim nuk janë vetëm ndryshime strukturore, por një transformim i mënyrës së funksionimit të policisë, me synim forcimin e kapaciteteve profesionale dhe garantimin e një policie më të afërt, më transparente dhe më të përgjegjshme ndaj qytetarit”, – u shpreh Proda.

Reklama në FieriWeb

Ai vlerësoi gjithashtu bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar se suksesi në përballimin e sfidave të sigurisë ndërtohet mbi besim, koordinim dhe partneritet të qëndrueshëm.

Ndryshimet në strukturë u prezantuan nga Drejtuesja e Drejtorisë së Burimeve Njerëzore, Anisa Duçkollari, e cila bëri të ditur propozimet e çdo drejtorie përkatëse.

Ndërsa Drejtori i Departamentit për Policinë Kriminale, Neritan Nallbati, informoi të pranishmit mbi transformimet në këtë departament, që synojnë një strukturë më efikase në luftën ndaj krimit të organizuar dhe krimeve globale.

Përfaqësuesit e misioneve ndërkombëtare dhe oficerët e kontaktit vlerësuan takimin dhe materialin shpjegues për ndryshimet e paraqitura, duke shprehur gatishmërinë e tyre për të kontribuar me ide dhe sugjerime në procesin e modernizimit të mëtejshëm të Policisë së Shtetit.

Related Articles

Back to top button