BOTASTAR CHANNEL

Iljazi i “Shamikuqes”, ndahet nga jeta legjenda e kinemasë turke që emocionoi shqiptarët

Është ndarë nga jeta në moshën 77-vjeçare aktori i njohur turk Kadir İnanır, një nga figurat më të shquara të epokës së artë të kinemasë turke, Yeşilçam. Ai ndërroi jetë të premten, pas disa javësh në kujdes intensiv, ku po trajtohej për pneumoni dhe komplikacione të rënda shëndetësore.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Për publikun shqiptar, Kadir İnanır do të mbetet i paharruar për rolin e Iljazit në filmin “Shamikuqja” (Selvi Boylum Al Yazmalım), krah aktores së njohur Türkan Şoray, një nga filmat më të dashur të kinematografisë turke. I prodhuar 45 vite më parë dhe i shfaqur në Shqipëri gjatë viteve ’80, filmi u kthye në një klasik, ndërsa personazhet Iljazi dhe Asja fituan zemrat e brezave të tërë. Dyshja u kthye në një nga çiftet më ikonike të kinemasë turke.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë karrierës së tij mbi pesë dekada, İnanır interpretoi në afro 200 filma, fitoi çmime prestigjioze dhe bashkëpunoi me regjisorët më të njohur të Turqisë. Përveç kinemasë, ai ishte aktiv edhe në televizion si aktor, prezantues dhe regjisor.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Vitet e fundit ai u përball me probleme të shumta shëndetësore, përfshirë ndërhyrje kirurgjikale, emboli cerebrale dhe goditje në tru, ndërsa paraqitja e tij e fundit në film ishte në vitin 2019.

Reklama në FieriWeb

Kadir İnanır lë pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike që do të mbetet pjesë e historisë së kinemasë turke.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button