AKTUALITET

Ilvi Meta u vetëvar brenda Komisariatit, arrestohet nënkomisari në Kavajë dhe dy policët roje (EMRAT) 


Nënkomisari i Komisariatit të Kavajës dhe dy policë roje në dhomat e paraburgimit janë arrestuar nga kolegët e Agjencisë së Mbikqyrjes Policore. Prangosja e tyre vjen disa orë pasi 31 vjeçari Ilvi Meta u vetëvar në qelinë ku ishte shoqëruar, si i dyshuar për vjedhje.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Mësohet se janë arrestuar Bexhet Berberi, Rushit Kola dhe Petrit Brahimaj. Ndaj tyre do të rëndojë akuza e “Shpërdorimit të detyrës”, pasi dyshohet se kanë lejuar në qelinë ku ndodhej i riu sende të palejuara. Berberi dhe Kola kanë qenë policë roje tek dhoma e paraburgimit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pritet që vetë Policia e Shtetit të japë informacion për arrestimin e tre efektivëve dhe rolin që ata kanë pasur. Ilvi Meta u arrestua pasi dyshohej se kishte vjedhur një derë dhe gjykata kishte vendosur për të masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:08, vetëm pak orë pasi 31 vjeç ishte shoqëruar në Komisariat, shkruan newsbomb.al. Në Kavajë shkoi vetë Drejtori i Qarkut të Tiranës Lenc Panganika dhe një grup ekspertësh të Agjencisë së Mbikqyrjes Policore.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Agim Meta, babai i vetëvrarit në Komisariatin e Kavajës, tha pas ngjarjes se djalin e tij e akuzuan për vjedhjen e një dere alumini. Ai ka hedhur akuza ndaj Policisë, teksa ka treguar se policët i kishin thënë se do t’ja kthenin prapë djalin. 

Edhe deputeti i PD Dashnor Sula, ka hedhur akuza të forta në drejtim të Policisë së Shtetit, shkruan newsbomb.al. Ai ka shkruar se i riu nuk ka vrarë veten, por ai ka ndërruar jetë si pasojë e dhunës barbare që kanë ushtruar punonjësit e policisë.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button