AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

Ish-gruaja dhe Kadastra i grabisin shtëpinë, shpërthen këngëtari korçar Endri Prifti 


Endri Prifti, këngëtari i njohur korçar ka denoncuar në emisionin investigativ “Stop” grabitjen e shtëpisë nga ana e ish-bashkëshortes, me ndihmën e institucioneve.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Endri Prifti: Padrejtësisë, unë do ia gjej drejtësinë deri në fund dhe prandaj iu drejtova tek emisioni juaj që godet padrejtësitë. Kisha një martesë, në 2007-ën, u martova për herë të dytë dhe blemë një shtëpi të cilën e vendosa në emër të gruas dhe pas 1 viti- 2 vitesh bëmë divorcin. Në gjyqin e divorcit të zgjidhjes së martesës, ne ramë dakord që ish-bashkëshortja të merrte të gjitha orenditë e shtëpisë dhe unë do të vazhdoja të paguaja kredinë për 12 vjet që kishin mbetur, a 11 sa ishin… Nga 500-600 euro çdo muaj, të cilën unë e vazhdova dhe e kreva për 11 vjet. Vitin e fundit me një manipulim, ish-bashkëshortja pagoi kesh diferencën që kishte mbetur.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Gazetari: Sa?

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Endri Prifiti: Rreth 13 mijë-14 mijë euro.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gazetari: Që ju kishit paguar pjesën më të madhe… Sa?

Endri Prifti: 75 mijë euro. Çdo muaj, me emrin tim, me firmën time të gjitha këto.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Gazetari: Shtëpia kur është blerë ka qenë në emrin e bashkëshortes tuaj dhe kush kanë qenë garantues të kësaj kredie?

Endri Prifti: Në emër të bashkëshortes dhe të prindërve të saj.

Gazetari: Ndërkohë që ju keni qenë të martuar kur është marrë kjo shtëpi me kredi?

Endri Prifti: Po, kemi qenë të martuar. Kur vija të paguaja në bankë se ka paguar dhe im vëlla, Stefi shumë për 2 vjet këste. Mbi 11 mijë euro ka paguar Stefi, i thoshim asaj drejtoreshës së bankës: Moj, se këto para mos na ikin në ndonjë vend tjetër. “Nuk ka shanse që t’i marrë njeri tjetër kur ti firmos vetë dhe derdh vetë”. Për të drejtën nuk kam turp fare që të gjithë që shikoni këtu, unë dua që të shpallet e vërteta, nuk më vjen fare rëndë sepse ndryshe do të thonë se ky është budalla po të mos thuash të vërtetën.

Në Gjykatën e Korçës, “Stop” ka mësuar se çifti Endri Prifti dhe Anjeza Kolevica u ndanë në vitin 2010, ndërsa në vitin 2017 ish-bashkëshortët ishin në proces gjyqësor për përpjesëtimin e pasurisë. Në vitin 2019, gjyqtari Besnik Shehu nxori një vendim që apartamenti i çiftit që ishte në proces përpjesëtimi duhet të bllokohej në Kadastrën e Korçës dhe të mos tjetërsohej derisa të përfundonte procesi. Vendimi i gjyqtarit Besnik Shehut nuk u zbatua nga Kadastra e Korçës me pretendimin se nuk i kishte mbërritur shkresa, në një kohë që gjykata konfirmon të kundërtën. Lind pyetja se ku ka shkuar ky vendim dhe pse kjo pronë u tjetërsua nga ish-bashkëshortja e Endri Priftit.

Për pasojë apartamenti, që ishte në emër të ish-gruas, u shit prej saj 2 herë brenda 1 muaji.

Endri Prifti: E shitën padrejtësisht, unë dhe e kisha bllokuar shtëpinë. E shitën dy herë brenda një muaji vetëm për të manipuluar çështjen.

Gazetari: Si e shitën kur ka qenë e bllokuar në hipotekë kjo shtëpi?

Endri Prifti: Për 1 muaj mund të shitet, mund ta blej unë një shtëpi dhe ta shes dhe për 1 muaj nuk ka asnjë përfitim dhe kuptohet se pse është bërë, vetëm për të manipuluar…

Gazetari: Ti a ke dijeni se kujt i është shitur kjo shtëpi, ndoshta i njeh personat e tjerë?

Related Articles

Back to top button