AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

“Jam krenar që jam shqiptar”, reperi i njohur sulmon Eleni Foureirën: Ajo e fshihet origjinën për të fituar më shumë


Reperi shqiptar në Greqi, Sin Boy ka sulmuar këngëtaren Eleni Foureira, e cila në fillimet e saj të karrierës mohoi se ishte shqiptare, duke thënë se ishte me origjinë nga Republika Dominikane.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në lidhje me këtë Sin Boy në një intervistë është shprehur se ai është krenar që është shqiptar, ndërsa Eleni e fshihet origjinën e saj për të fituar më shumë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Jemi në rrethana ku Eleni Foureira thoshte se është me origjinë nga Republika Dominikane.  Dilte në intervista dhe thoshte se jam nga Republika Dominikane sepse kishte turp të thoshte që jam nga Shqipëria. Si duket kompania i thoshte se nëse tha je shqiptare nuk do të shiten këngët.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Unë jam krenar që jam shqiptar, edhe arsyeja që unë jam krenar që jam shqiptar është se unë çdo verë shkoj në Shqipëri dhe ndihem vetvetja dhe vërtet isha krenar që jam shqiptar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ndihesha vetvetja dhe nuk doja që këtë ta mohoja edhe pse kishte ndikim negativ, por ndikim negativ në Greqi, sepse në Shqipëri merrja anën pozitive”, tha ai ndër të tjera.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button