AKTUALITETLIFESTYLE & SHOWBIZ

Këngëtari i hitit ‘Gangnam Style’ ra në depresion dhe iu kthye alkoolit


Këngëtari koreano-jugor, Park Jae-sang, i njohur më mirë si Psy, fitoi famë të madhe në vitin 2012 me këngën “Gangnam Style”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kënga u bë automatikisht një hit i madh dhe deri në fund të vitit 2012, “Gangnam Style” kryesoi listat muzikore në më shumë se 30 vende, duke përfshirë Australinë, Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Rusinë, Spanjën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Krahas melodisë infektive, kënga është shoqëruar edhe me një kërcim të njohur që ka vërshuar rrjetet sociale.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pas publikimit të asaj kënge, Psy u bë një nga artistët më të kërkuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ai nënshkroi një kontratë me menaxherin e Justin Bieber dhe regjistroi një hit me Snoop Doog dhe ishte i vetëdijshëm se çdo projekt tjetër duhej të ishte më i mirë se “Gangnam Style” në mënyrë që të qëndronte në krye të botës së muzikës.

Mirëpo, plani i tij dështoi dhe ai nuk arriti të përsëriste kurrë suksesin e këngës “Gangam Style”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Psy thuhet se ra në depresion dhe iu kthye alkoolit.

“Nëse jam i lumtur pi, nëse jam i trishtuar pi. Nëse bie shi, pi, nëse ka diell pi”, tha ai në një intervistë.

U kthye në Korenë e Jugut dhe filloi kompaninë e tij muzikore atje dhe përpiqet të ndihmojë muzikantët e rinj të hyjnë në treg. 

Related Articles

Back to top button