BOTAVIDEO

“Ju keni frikë”, gazetarja ukrainase i ‘kthehet’ kryeministrit britanik: Lufta e Tretë Botërore sapo ka nisur, gratë dhe fëmijët ukrainas janë të tmerruar (VIDEO) 


Boris Johson është qortuar ashpër sot nga gazetarja ukrainase Daria Kaleniuk e cila u përlot teksa fliste për gjendjen në të cilën ndodhej Ukraina pas pushtimit rus.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ajo akuzoi kryeministrin britanik se kishte frikë, për të mbrojtur njerëzit gjatë konferëncës së tij në Poloni.
Kaleniuk tha se gratë dhe fëmiijët në Ukrainë po bombardohen çdo ditë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Gratë dhe fëmijët ukrainas janë të tmerruar për shkak të bombave dhe raketave që bien nga qielli. Populli ukrainas po kërkon
dëshpërimisht të drejtat për të mbrojtur qiellin tonë, ne po kërkojmë një zonë ndalim-fluturimi”.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

‘Cila është alternativa juaj për zonën e ndalim-fluturimit?”

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

“Nato nuk është e gatshme të na mbrojë, sepse NATO ka frikë nga Lufta e Tretë Botërore, por tashmë ajo ka filluar dhe janë fëmijët ukrainas që janë atje duke marrë goditjen.

“Ju po flisni për më shumë sanksione Kryeministër, por Roman Abramovich nuk është i sanksionuar, ai është në Londër, fëmijët e tij nuk po bombardohen, fëmijët e tij janë atje në Londër.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

‘Ju keni ardhur në Poloni, jo nuk keni shkuar në Kiev zoti kryeministër, sepse ju keni frikë’ 

Konfrontimi erdhi pasi Johnson akuzoi Putinin po përdor ‘taktika barbare dhe pa dallim’ kundër civilëve të pafajshëm ukrainas.

Related Articles

Back to top button