BOTA

Lavrov: Ka ardhur koha të çmontohen armët bërthamore të SHBA-së në Europë 


Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov thotë se Rusia do të bëjë gjithçka që të ndalojë pajisjen e Ukrainës me armë bërthamore.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë fjalës së tij në Konferencën e Gjenevës ku mori pjesë virtualisht, Lavrov tha se është e papranueshme për Moskën që armët bërthamore amerikane të jenë të stacionuara në disa shtete të Europës.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Është e papranueshme për ne që armatimet bërthamore amerikane janë të pranishme në territorin e disa shteteve europiane. Ka ardhur koha tashmë që këto armë të kthehen në shtëpi dhe infrastruktura e tyre në Europë, të çmontohet plotësisht”, tha Lavrov.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Pas ndarjes nga Bashkimi Sovjetik, armët bërthamore të Ukrainës u transportuan në Rusi.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Deklarata e Lavrov vjen në një kohë kur presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar që armët bërthamore të vendit të jenë në “gatishmëri të plotë”.

Ai tha gjithashtu se situata në Ukrainë ka ardhur si pasojë e Perëndimit dhe “regjimit kriminal” të Kievit.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button