POLITIKË

Ka bërë tre dasma, Erion Braçe flet për bashkëshorten: Jam në borxh me të, ka privuar…


Erion Braçe në rubrikën “Galeri” në E Diell ka folur edhe për bashkëshorten e tij Edën, ku sipas tij është një përkrahje e fortë për të dhe nëse është aty ku është sot, është falë mbështetjes së saj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Braçe tregon se është martuar në 2002 dhe ka bërë tre dasma për një javë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Erjon Braçe: Këtu jemi në vitin 2005 në datën 5.5. 2002 jam martuar në ditë pashkësh. Zonja ka punuar jam shumë mirënjohës sepse është më e zonja se unë, është me shkolluar se unë dhe më e ditur se unë. Ka sakrifikuar për mua sepse në atë shtëpinë tonë, jo vetëm tek shtëpia ime por edhe tek motra është vendosur që do merrem unë dhe prioritare ka qenë karriera ime. Edhe pse këta të tjerat kanë qenë më shumë të rëndësishëm përsa i përket profesionit të tyre, më kanë lënë mua rrugën dhe janë privuar shumë në lidhje me karrierën, Eda po e po por edhe motra ime. I jam shumë mirënjohës sepse nuk janë bërë asnjëherë barrë për mua dhe mund të ishin aty ku jam unë sot sepse janë më të mirë sesa unë.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Edi ManushiKu e ke bërë dasmën?

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Erjon Braçe: Kam bërë disa dasma dhe kjo është njëra prej dasmave. Kjo ka qenë me shoqërinë tonë poshtë pallatit tonë. Ishte bërë një pub aty dhe u mblodhëm shumë njerëz. Bëra tre dasma një me familjen, një me shoqërinë dhe pastaj një me shoqërinë që ishte pjesë e politikës. U bënë disa, zgjati një javë dasma, në përfundim u mblodhëm të dyja familjet në një hotel. 

Top Channel

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button