MOTITË NDRYSHME

Moti për sot/ Vranësira dhe reshje të pakta gjatë paradites, temperaturat pësojnë rënie


SHQIPËRI- Sipas MeteoAlb, depërtimi i masave të ftohta polare nga Veriu i Europës drejt gadishullit të Ballkanit do të diktojë kushtet e motit edhe në territorin Shqiptar.  Për pasojë, orët e paradites do të dominohen nga vranësira dhe reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore si edhe reshje të izoluara dëbore në të gjithë zonën malore.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Orët e pasdites dhe mbrëmjes do të sjellin largim të reshjeve të shiut dhe dëborës nga i gjithë vendi, por ngricat në akset rrugore do të jenë problematike në të gjithë zonën malore përgjatë shtrirjes veriore dhe verilindore.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale ditore duke u luhatur nga -1°C deri në 14°C.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button