AKTUALITETKRONIKËVIDEO

Kamerat në vendngjarje, të koduara/ Policia në kërkim të personit që shfaqet në videon e atentatit, dyshime për Ibrahim Licin

Ky person që shihni në pamjet e filmuara nga një kamera amatore, vetëm pak minuta pas atentati me 3 të vdekur dhe 1 të plagosur në Shkodër, është duke u kërkuar nga policia.

Ai dyshohet se është personi i tretë që udhëtonte me makinën së bashku, me dy viktimat Hamza Licin dhe Arlind Bushatin.

Reklama në FieriWeb - “”

Sic mund të shihni në videon e filmuar nga qytetarët, ai qëndron fare pranë makinës së viktimave, dhe shfaqet i gjakosur në duar dhe fytyrë.

Nuk dihet nëse shenjat e gjakut janë shkaktuar si pasojë e nxjerrjes së trupave nga automjeti tip Benz me targa kroate, apo për shkak se ka mbetur i lënduar nga breshëria e plumbave.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ndonëse deri tani policia nuk ka një njoftim zyrtar rreth identitetit të këtij personi, burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia që ai të jetë i shumëkërkuari Ibrahim Lici.

Kjo e dhënë pritet të provohet pas kqyrjes së kamerave të sigurisë në zonë, DVR-të e të cilave ende nuk janë hapur, pasi rezultojnë të koduara. Për këtë arsye policia i ka dërguar ato për ekspertizë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në atentat mbeti i vrarë vëllai i Ibrahim Licit, Hamzai, miku i tij Arlind Bushati dhe Flutura Basha, që po kalonte aty rastësisht së bashku me bashkëshortin e saj, i cili mbeti i plagosur./Tv Klan

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button