Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo: 4 gushti, mundësi për të na bashkuar
Kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Himarës, Vangjel Tavo u shpreh sot se 4 gushti është një mundësi për të na bashkuar.
Në një mesazh për banorët e Himarës, Tavo theksoi se, “ne do punojmë së bashku në shërbim të Himarës”.
Në mesazhin e publikuar në rrjetet sociale, Tavo shprehet se, “4 gushti nuk është thjesht zgjedhje, por zgjidhje për të gjitha shqetësimet dhe nevojat tuaja.
Unë ju premtoj se pas 4 gushtit Himara do ketë avokatin e vet në të gjitha institucionet shtetërore, e më tej”, u shpreh ai.
“Si kryetar i Bashkisë, unë ju zotohem se Bashkia e Himarës do jetë Bashkia juaj. Dhe dera e zyrës sime do të jetë gjithmonë e hapur për të gjithë ju”, theksoi Tavo.
Ai tha se, një e ardhme më e mirë, më e paqtë, më e bashkuar dhe më e begatë, na pret përpara për Himarën.
“Ju jam mirënjohës për mbështetjen tuaj. E ndihem thellësisht i nderuar që do ju shërbej si Kryetar i Bashkisë së Himarës”, u shpreh Tavo.