KRONIKËSTAR CHANNEL

Kanosje me armë zjarri në Durrës, arrestohet 45-vjeçari nga Xhafzotaj

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës, ku një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet se ka kanosur me armë zjarri një 38-vjeçar, për motive të dobëta.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve zyrtare, shtetasi me inicialet E. K., banues në Xhafzotaj, më datë 16 shkurt 2026, në vendin e quajtur “Kodra e Rrashbullit”, është konfliktuar në rrugë me shtetasin E. D., 38 vjeç. Pas përplasjes verbale, ai dyshohet se e ka kanosur këtë të fundit me një armë zjarri, të dyshuar automatik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Durrës, pas kallëzimit të bërë nga 38-vjeçari, organizuan veprimet hetimore dhe bënë të mundur arrestimin në flagrancë të 45-vjeçarit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë kontrollit në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan bërthamën e predhës së një fisheku luftarak, si dhe automjetin në cilësinë e provës materiale.

Reklama në FieriWeb

Ndërkohë, vijojnë hetimet për gjetjen e armës së zjarrit, e cila dyshohet se është fshehur nga autori pas ngjarjes, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Durrësit për veprime të mëtejshme.

Related Articles

Back to top button