KRONIKËSTAR CHANNEL
Kapaj/ Rrëzohet aksidentalisht në humnerë një banor i fshatit, dërgohet me urgjencë drejt Spitalit të Fierit

Një ngjarje aksidentale është regjistruar në fshatin Kapaj, ku shtetasi Fluturim Salobehaj ka rënë aksidentalisht në një humnerë.
Sipas informacioneve paraprake, ai ka pësuar dëmtime në këmbë dhe në pjesë të tjera të trupit.
Pas ndërhyrjes, 50-vjeçari është nxjerrë nga humnera dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende për t’u sqaruar.




